3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Reagon e dashura shtatzënë e Neymarit, pasi ai u pa i shoqëruar nga dy femra

E dashura shtatzënë e asit brazilian të futbollit Neymar ka thyer heshtjen e saj pasi së fundmi u shfaqën pamjet komprometuese të sulmuesit me dy femra të ndryshme.

31-vjeçari është akuzuar se ka tradhtuar Bruna Biancardi, pasi ai u filmua duke festuar me femra të paidentifikuara në një klub nate spanjoll.

Biancardi pritet të sjellë në jetë fëmijën e tij të dytë pas pak më shumë se një muaji. Futbollisti ka edhe një djalë 12-vjeçar me ish të dashurën Carolina Danta, shkruan DailyMail.

Duke iu drejtuar videove të publikuara së fundmi me ndjekësit në Instagram të mërkurën, ajo shkroi: “Mirëdita, jam e vetëdijshme për atë që ndodhi dhe edhe një herë jam e zhgënjyer, por në fazën e fundit të shtatzënisë sime, fokusi dhe shqetësimet e mia janë të drejtuara tek vajza ime dhe kjo është gjithçka për të cilën do të mendoj për momentin. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e dashurisë’.’

Neymar, i cili ka përfaqësuar vendin e tij 126 herë, kohët e fundit u largua pas gjashtë vitesh me Paris Saint Germain duke nënshkruar një kontratë fitimprurëse me skuadrën e Arabisë Saudite Al Hilal, që besohet të jetë me vlerë 2.5 milionë funte (2.8 milionë euro) në javë.

Në qershor, ai u ndoq nga akuza të mëtejshme për pabesi, duke e shtyrë atë t’i postonte një kërkim falje Biancardit në mediat sociale.

Postimi i Neymar erdhi vetëm disa ditë pas pretendimeve se çifti kishte rënë dakord për tre kushte të çuditshme që e lejuan futbollistin të tradhtonte.

Sipas Em Off, kushtet nënkuptojnë që çdo marrëdhënie e jashtme ‘duhet të jetë diskrete’, që Neymar ‘duhet të mbajë një prezervativ’ dhe se ai nuk mund t’i puthë në gojë.

Media pohoi gjithashtu se ai është ‘i lirë të flirtojë dhe madje të bëjë seks me një grua tjetër’, pavarësisht lidhjes së tij me Biancardin.

Çifti besohet se kanë filluar të takohen në vitin 2021, por e mbajtën private romancën e tyre përpara se të zyrtarizoheshin në Instagram në janar 2022.

Megjithatë, ata njoftuan fundin e lidhjes në gusht 2022, përpara se të rindeznin romancën e tyre menjëherë pas.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img