3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Drejtoresha e shkarkuar e DKA-së në Gjilan: U morëm vesh me liru detyrën, shpifje fjalët për nepotizëm

Pas shkarkimit nga pozita e drejtoreshës së Arsimit në komunën e Gjilanit, Selvete Sylejmani është deklaruar rreth shkarkimit të saj me anë të një postimi në Facebook.

Ajo tha se në takimi me kryetarin e komunës, Alban Hyseni, janë “dakorduar për lirimin e pozitës si drejtoreshë”, që kësaj, sipas Sylejmanit, i paraprinë “shpifjet dhe akuzar për nepotizëm”.

Drejtoresha e shkarkuar tha se ndihet “e pastër” ndaj këtyre akuzave.

“Në takimin zyrtar me Kryetarin e Komunes, z.Alban Hyseni, me datë 05.09.2022, u dakorduam për lirimin e pozitës si Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Lirimit të pozitës i paraprinë shpifjet dhe akuzat për nepotizëm, nga njerëz jo kredibil, ish-politikan të dështuar e persona që kanë tentuar vazhdimisht të imponojnë e të inskenojnë manipulime të ndryshme tash e disa vite. Unë si Drejtoreshë e Arsimit ndjehem e pastërt ndaj këtyre akuzave dhe jap përgjegjësi të plotë para qytetarëve, për punën time prej ditës së parë në arsim”, ka shkruar ajo.

Sylejmani tha se përgjegjësia për punësimn e aplikuesve në konkursin e 24 qershorit nuk bie mbi kompetencat e drejtorit.

“Përgjegjësia për punësimin e aplikuesve në konkursin e datës 24.06.2022 nuk bie në asnjë formë mbi kompetencat e Drejtorit, prandaj çfarëdo akuze e pafaktuar ndaj meje, duke targetuar lidhjen time familjare me ndonjë prej kandidatëve, është e papranueshme dhe jologjike. Gjatë gjithë kësaj kohe, asnjëherë, askush nga zyrtarët e DKA-së nuk ka pasur asnjë lloj presioni nga ana ime, e nga ana e askujt tjetër dhe në këtë drejtim kam qenë gjithmonë e prerë. Antarët e komisionit të po këtij konkursi kanë kryer punën në mënyrë të pavarur”, është shprehur Sylejmani. 

Ajo tha se uron që kryetari t’i mbajë parimet dhe “të mos ndikohet nga qarqe dhe individ të caktuar që për synim e kanë degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve dhe jetës shoqërore”. 

“Parimet dhe synimet e mia nuk do t’i thej asnjëherë, e do të punoj në të mirë të arsimit siç kam punuar gjithmonë. Jam krenare për punën timë si arsimtare e si drejtoreshë për gjithë këto vite. Uroj që po këto parime, t’i mbaj edhe Kryetari, e të mos ndikohet nga qarqe dhe individ të caktuar që për synim e kanë degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve dhe jetës shoqërore”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Të nderuar familjar, kolegë dhe qytetar të Komunës së Gjilanit!

Pas shqetësimit të gjithsecilit prej jush, po ju drejtohem përmes këtij njoftimi për të sqaruar situatën rreth disa lajmeve që kanë qarkulluar në portale të ndryshme, lajme të cilat e kanë shtrembëruar realitetin e kësaj situate. 

Në takimin zyrtar me Kryetarin e Komunes, z.Alban Hyseni, me datë 05.09.2022, u dakorduam për lirimin e pozitës si Drejtoreshë e Drejtorisë Komunale të Arsimit. Lirimit të pozitës i paraprinë shpifjet dhe akuzat për nepotizëm, nga njerëz jo kredibil, ish-politikan të dështuar e persona që kanë tentuar vazhdimisht të imponojnë e të inskenojnë manipulime të ndryshme tash e disa vite. Unë si Drejtoreshë e Arsimit ndjehem e pastërt ndaj këtyre akuzave dhe jap përgjegjësi të plotë para qytetarëve, për punën time prej ditës së parë në arsim. 

Përgjegjësia për punësimin e aplikuesve në konkursin e datës 24.06.2022 nuk bie në asnjë formë mbi kompetencat e Drejtorit, prandaj çfarëdo akuze e pafaktuar ndaj meje, duke targetuar lidhjen time familjare me ndonjë prej kandidatëve, është e papranueshme dhe jologjike. Gjatë gjithë kësaj kohe, asnjëherë, askush nga zyrtarët e DKA-së nuk ka pasur asnjë lloj presioni nga ana ime, e nga ana e askujt tjetër dhe në këtë drejtim kam qenë gjithmonë e prerë. Antarët e komisionit të po këtij konkursi kanë kryer punën në mënyrë të pavarur. 

Parimet dhe synimet e mia nuk do t’i thej asnjëherë, e do të punoj në të mirë të arsimit siç kam punuar gjithmonë. Jam krenare për punën timë si arsimtare e si drejtoreshë për gjithë këto vite. Uroj që po këto parime, t’i mbaj edhe Kryetari, e të mos ndikohet nga qarqe dhe individ të caktuar që për synim e kanë degradimin dhe shkatërrimin e institucioneve dhe jetës shoqërore. 

Kontributi im në aspektin profesional do të vazhdoj me dinjitet. Për të gjithë nxënësit dhe ish nxënësit e mi, jam po ajo Selvetja qe kam qenë gjithmonë. 

Tash edhe më e afërt me ju.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img