Site icon PrishtinaPress

Reagon Daut Haradinaj: Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të Vulinit i cili e akuzoi se po synon spastrim etnik ndaj serbëve.

Vëllau i Ramush Haradinajt, ka thënë se sa për Vulinin asnjë kishë serbë nuk do të mbetej në Kosovë, por që sipas tij shqiptarët janë ndryshe pasi e duan njëri-tjetrin, transmeton lajmi.net

“Shqiptarët që ti i quan “terroristë” i kanë ruajtur e kultivuar që 500 vjet, dhe atë jo për hatrin tënd por se kështu jemi ne shqiptarët.  Ne jemi shqiptarë, edhe myslimanë edhe katolik edhe ortodoks, dhe e duam njëri tjetrin”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Lexo postimin e plotë:

Vulin, sa për ty dhe për shefat tu historik, asnjë kishë serbe nuk kish me mbetë në Kosovë.

Shqiptarët që ti i quan “terroristë” i kanë ruajtur e kultivuar që 500 vjet, dhe atë jo për hatrin tënd por se kështu jemi ne shqiptarët.

Ne jemi shqiptarë, edhe myslimanë edhe katolik edhe ortodoks, dhe e duam njëri tjetrin.

Ju e keni prishur veten tuaj duke e vendosur fenë para kombit. Kështu mendojnë shqiptarët.

Shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurr spastrim etnik, kemi dhënë prova se jemi njerëz të fjalës dhe këtu pajtohem me të gjithë, por ndjekja nga kriminelët në Beograd do ta marr përgjigjen e njëjtë çdo herë.

Exit mobile version