6.2 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Asociacioni i komunave: Ministria i ndërhyri komunës në kompetenca për Sunny Hillin

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) është ankuar të mërkurën se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) është duke ndërhyrë në kompetencat e komunave.

Bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të pronës për “Sunny Hill”, ku sipas AKK-së Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal i ka kërkuar në mënyrë arbitrare Komunës së Prishtinës për dhënien e afatit të pronës.

“Afati i dhënies në shfrytëzim i pronës së paluajtshme të komunës vendoset nga KOMUNA, e jo nga niveli qëndror, ku komunat kanë të drejtë ta japin pronën e vet komunale në shfytëzim nga 1-15 vite, më shumë se 15 vite, pra deri në 99 vite dhe se komunat mund të japin në shfrytëzim pronën e paluajtshme për me pak se një (1) vit”, thuhet në njoftim.

“Kurse në shkresën e MAPL e nënshkruar nga Ministri z. Elbert Krasniqi drejtuar kryetarit të komunës së Prishtinës z. Përparim Rama kërkohet në mënyrë arbitrare që komuna ta adresojë kërkesën për ndryshimin e afatit për dhënien e pronës komunale në shfytëzim për festivalin “Sunny Hill”, vazhdon njoftimi.

Po ashtu thuhet ndër të tjerash në atë shkresë thuhet që “Ju si kryetar do ťa adresoni kërkesën për ndryshim të afatit të dhënies në shfrytëzim të pronës komunale, ku Vendimi përsëri duhet ťi nënshtrohet aprovimit në Kuvendin e Kryeqytetit, me procedurat të përshpejtuara përmes mbledhjes së jashtëzakonshme e pastaj, sipas legjislacionit në fuqi MAPL bënë vlerësimin e ligjshmërisë” Shkresën e keni të bashkangjitur.

Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndërhyrja e ministrisë në komuna e pengon zhvillimin lokal.

“Me këtë shihet dhe vërtetohet qartë ndërhyrja e MAPL në kompetencë të komunës e që këto ndërhyrje janë pengesë serioze në mundësinë e zhvillimit ekonomik lokal por edhe pengesë në zhvillimin e demokracisë lokale në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img