Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon kërkesën e Qeverisë së Turqisë e parashtruar përmes Ambasadës së Turqisë në Prishtinë për arrestimin dhe dënimin e gazetarit Berat Buzhala.
Ne e konsiderojmë shkelje të rëndë kërkesën e Ambasadës Turke drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës e ku bëhet thirrje për marrjen e masave ndaj gazetarit në fjalë.
Njëherësh rikujtojmë ambasadën turke se gazetarët në Kosovë e kanë të drejtën e lirisë së fjalës e cila nuk guxon të rrezikohet nga askush pasi është e drejt e garantuar me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Pas publikimit të këtij rasti, AGK-ja ka komunikuar me gazetarin Buzhala i cili ka njoftuar se “statusi në Facebook” ka qenë krejtësisht i karakterit sarkastik.
Një ambasadore që bën thirrje për arrestimin dhe dënimin e gazetarëve është e papranueshme për komunitetin tonë.
Prishtinë, 26.07.2016