Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka thënë se Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje.
Kjo kërkesë e Berishës vie pasi që sipas tij, është ofendim për një shtet si Kosova që pozitën e presidentit ta ushtroj Vjosa Osmani.
Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se poshtërimi I shtetit duhet të ndalet.
Postimi i plotë:
A ka më ofendim për një shtet, veçanërisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?
Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtërimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel.