Site icon PrishtinaPress

Reagon ashpër drejtori i suspenduar nga Posta e Kosovës, e quan vendim arbitrar dhe të motivuar politikisht

Posta e Kosovës ka marrë vendim për ta pezulluar nga puna drejtorin e deritashëm të Operativës, Faton Thaçi.

Ky i fundit këtë vendim e ka vlerësuar si arbitrar i urdhëruar politikisht nga partia siç shkruan ai shtet brenda ndërmarrjes publike, Posta e Kosovës dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.

Ai ka bërë me dije se do ta kundërshtoj me argumente ligjore në të gjitha instancat juridike këtë vendim.

“Nuk qëndron, as baza ligjore, as provat dhe asnjë arsyetim që unë të largohem nga puna, përderisa parimi i prezumimit të pafajësisë qëndron lartë dhe në themel të secilit qytetar të Kosovës dhe se ruan barazinë e qytetarëve në të gjitha të drejtat deri në aktgjykim të formës së prerë në dy shkallët e gjykimit”, ka shkruar ndër të tjera Thaçi.

Postimi i plotë i tij:

Gijotina politike e urdhrave arbitrar politik nga sunduesit e partisë në pushtet LVV, në radhën e eliminimit politik, hakmarrjes dhe revanshit një ditë më parë në Postën e Kosovës kanë vendosur për largimin tim nga detyrat e punës si punonjës i rregullt më mbi 13 vite në Postën e Kosovës.

Vendimi i U.d Kryeshefes Ekzekutive që deri para disa kohesh ishte vartëse e imja, e njëjta u urdhërua që në kundërshtim me themelin e shtyllës së drejtësisë penale, pra nenit 3 të Kodit të Procedurës Penale të shkel prezumimin e pafajësisë për një procedurë të nisur si penale dhe që s’ka të bëjë me detyrat zyrtare në Postën e Kosovës.

Pra, vendimi i U.d Kryeshefes Ekzekutive është vendim arbitrar i urdhëruar politikisht nga partia shtet brenda Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës dhe në kundërshtim me të drejtat themelore të njeriut.

Unë do ta kundërshtoi me argumente ligjore në të gjitha instancat juridike këtë maskaradë të urdhërdhënësve të partisë shtet, që Postën e Kosovës e kanë shndërruar në Degë të LVV-së, kurse vendimmarrja ligjore dhe menaxhmenti tashmë janë vendosur në selinë e LVV-së.

Duke qenë se unë vet si palë dhe avokati im nuk jemi njoftuar që Gjykata Themelore e ka konfirmuar aktakuzën, dhe as që kemi njoftim për seancë që pastaj të ushtrojmë kundërshtimin juridik, përmes këtij vendimi janë cenuar të drejtat e mia themelore imazhi, dinjiteti, morali, back groundi im profesional e human, si dhe shqetësimet e familjare dhe paragjykimi i fajësisë time nga vendimi arbitrar për largim të përkohshëm.

Nuk qëndron, as baza ligjore, as provat dhe asnjë arsyetim që unë të largohem nga puna, përderisa parimi i prezumimit të pafajësisë qëndron lartë dhe në themel të secilit qytetar të Kosovës dhe se ruan barazinë e qytetarëve në të gjitha të drejtat deri në aktgjykim të formës së prerë në dy shkallët e gjykimit.

Andaj, njoftoi opinionin publik se duke u ndjerë me ndërgjegje të pastër dhe duke besuar në drejtësinë e Kosovës edhe kjo maskarade amatorëve politik që janë instaluar nga ky pushtet do çmontohet përmes mjeteve juridike.

Përmes mjeteve juridike do të ushtroi edhe kallëzim penal për tejkalim të autorizimeve nga ana e Bordit të Përkohshëm dhe U.D. Kryeshefes Ekzekutive si dhe akteret tjerë në rastin tim.

Me respekt!

Exit mobile version