2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Reagon asamblistja e përjashtuar nga PDK-ja: Ja pse e votova LDK-në në Podujevë

Asamblistja e PDK-së në Podujevë, Donjeta Jakupi ka reaguar pas përjashtimit që i ka bërë partia pasi ajo votoi kandidatin e LDK-së, Fatmir Gashi.

Donjeta ka thënë se ndaj saj kishte diktat të imponuar dhe se ajo nuk është pajtuar që ta votoi kandidatin e propozuar nga opozita.

Madje e njëjta akuzon PDK-në në Podujevë se me punën e tyre kanë bërë që nga 15000 votues së i kishin në Podujevë, tanë i kanë vetëm 8000.

“Dega e Partisë Demokratike të Kosoves në Podujevë ka marr vendim të më largoj nga grupi i këshilltarëve në Kuvend për arsye që siç thonë ata nuk i jam përmbajtur vendimit të Partisë.
Është e vërtet që unë nuk i jam përmbajt këtij vendimi ose siç i them unë diktati të imponuar në orët e vona të një dite para se të bëhet votimi për Kryetarin e Kuvendit Komunal të Podujevës sepse nuk jam pajtuar me ta që ta votoj kandidatin e propozuar nga opozita dhe kam këmbëngulur që kandidati për kryesues me qenë nga radhet e PDK-së, mirëpo ata e sollën propozimin në formë urdhëri të prerë pa asnjë konsultim paraprak, që patjetër të votohet kandidati i opozitës në të kundërten PERJASHTOHESH, dhe natyrisht që kjo është në kundërshtim të plotë me bindjet e mia politike dhe njerëzore me të cilat kam garuar që unë do të ju sherbej qytetarëve dhe votuesve të mi dhe jo kombinatorikave dhe ultimatumeve të kujt do qofshin ato.

Unë ndërmjet dy njerëzve që është dashur të votohen e kam zgjedhur njeriun që e njoh dhe nuk kam pranuar që ta votoj një njeri të një subjekti që nuk ia njoh veprimtarinë dhe për të cilin kam dëgjuar për herë të parë!
Nuk jam e zhgënjyer që më kanë “përjashtuar” një kryesi e cila do të mbahet në mend, që për një cikël zgjedhor katërvjeqar 2013-2017, i ka “përjashtuar” rreth 7000 votues të PDK-së, pra e kanë zbritur numrin e votuesve nga rreth 15000 në rreth 8000 votues në këto zgjedhje të fundit! Duke ngelur poashtu një parti e përjetshme opozitare në Komunën tonë!

Jam e bindur që kam aftësi dhe mundësi se edhe pa qenë pjesë e atij grupacioni do të punoj për të mirën e qytetarëve pa dallim” thuhet në reagimin e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img