Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të sigurojnë kuorumin në seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit.
Në Twitter, Kosnett shkruan se pozicioni i Qeverisë amerikane nuk ka ndryshuar, teksa tha se mirëpresin votimin e presidentit në Kuvendin e Kosovës.
“Pozicioni i Qeverisë së SHBA-së mbetet i pandryshuar. Ne e mbështesim votimin për presidentin në Kuvend. U bëjmë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësinë ndaj popullit të Kosovës, të marrin pjesë në votim, që të sigurojnë kuorumin”, thotë Kosnett.
The U.S. Government position remains unchanged. We support an Assembly vote for President. We call on all members of the Assembly to fulfill their responsibilities to the people of Kosovo by participating in the vote to ensure a quorum. https://t.co/NnR6dwH3HE
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) April 3, 2021