Ambasada e Britanisë së Madhe ka demantuar raportimin e sotëm të “Kohës Ditore” në të cilin thuhej se misionet të huaja në Kosovë, përfshirë edhe atë të britanik, kanë bllokuar komunikimin me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, pas zhvillimeve të fundit të nxitura nga Prokuroria Speciale e Hagës.
“Ambasada Britanike vazhdon që të ketë komunikim me të gjithë liderët politik e institucional në Kosovë. Kjo është diçka normale dhe esenciale për punën diplomatike të Ambasadës”, thuhet në reagim.
Në reagim thuhet se Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë nuk ka bllokuar komunikimin me asnjë prej liderëve politik e institucional të vendit.
“Si një partner dhe shtet mik i Kosovës, Britania e Madhe mbetet në kontakt me të gjithë institucionet e shtetit të Kosovës, me të gjithë partitë parlamentare, bashkë qeverinë dhe opozitën. Ambasada nuk ka “bllokuar komunikimin me asnjë lider politik apo institucional. Kushdo që thotë që diçka e tillë është bërë ka gabuar”, thuhet në reagim.
Përveç ambasadës së Britanisë së Madhe, në raportim të Kohës Ditore thuhej se Thaçit ia ka “bllok” edhe ambasada e Francës.
The British Embassy continues to engage with the full range of political and institutional leaders in Kosovo. This is a normal and essential element of the diplomatic work of the Embassy. As a key partner and friend of Kosovo,
— UK in Kosovo ???????? (@UKinKosovo) July 21, 2020