-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagon aktorja që dyshohet se ishte shkaktare e ndarjes mes Joliet dhe Pitt (Foto)

Mediat amerikane raportuan se shkaktar i shkurorëzimit mes Angelina Joliet dhe Brad Pitt ishte aktorja franceze Marion Cotillard.
Edhe pse shumë prej fotografive nga xhirimet e filmit ‘Allied’, ku protagonist ishte Cotillard dhe Pitt tregon një afërsi të madhe mes tyre, duket se nuk ka asgjë mes tyre.
“Ky do të jetë reagimi im i parë dhe i vetmi për lajmin që u publikua 24 orë më parë dhe në të cilin jam përfshirë. Kjo situatë po evoluon me shpejtësi të madhe dhe ka ndikim të madh te njerëzit që i dua. Shkaku i kësaj unë dua të reagojë. Së pari, shumë vite më parë, kam takuar njeriun e jetës sime, babanë e djalit tonë dhe fëmijës që jemi duke pritur. Ai është dashuria ime e vetme, miku im më i mirë dhe i vetmi që kam nevojë”, tha fillimisht Marion.

“Së dyti, për ata që kanë arritur në përfundimin se jam zënë mat, jam shumë mirë, faleminderit. Ky debat artificial nuk më ka mërzitur aspak. Dhe për mediat dhe personat që më urrejnë uroj që të shërohen shumë shpejtë”, ka shkruar aktorja duke treguar se është shtatzënë për herë të dytë me Guillaume Kane, me të cilin është në lidhje nga viti 2007.
Djali i tyre i parë, Marcel ka lindur në vitin 2011 ndërsa Marion u ka uruar të gjitha të mirat Brangelinëve.
“Së fundi, me të vërtetë i dua Angelinën dhe Bradin. Kam shumë respekt, shpresoj të gjeni paqe në këto kohë të turbullta. Me dashuri, Marion”, përfundoi aktorja.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img