9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Reagon Abdixhiku: Që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë një premtim, duke thënë se me qeverisjen e tij, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro.

Përmes një shkrimi në Facebook ai u shpreh se kjo do të ndodh qysh në javën e parë të qeverisjes së tij, përcjell Klankosova.tv.

“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen”, ka shkruar tutje ai.

Ky reagim i Abdixhikut erdhi pas deklaratës së Ministrit të Financave, Hekuran Murati, i cili tha se nga janari parashihet rritja e pagave për të gjithë punëtorët e sektorit publik.

Murati tha se këtë herë, rritja nuk do të bëhet ashtu siç ka ndodhur rëndom, që të rritet vlera e koeficientit e të përfitojnë të gjithë, por, tha se “kemi vendosur që ta shpërndajmë në vlerë absolute, ku pastaj nëse përkthehet në përqindje, i bie që për disa pozita që kanë paga më të ulëta, rritja i bie më e lartë, kurse për pozitat më të larta, rritja mund të jetë 5 deri në 7 përqind.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img