Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë përmes një komunikate për media se “qyfyret” e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk kanë të ndalur.
AAK thotë se Qeveria e Serbisë, lërë më që trillon akuza kundër figurave politike në Kosovë, “në kohën kur i bëjnë 100 marifete për të asgjësuar dëshmitë e krimeve të politikanëve serbë kundër shqiptarëve, por i japin të drejt vetës që të bëjnë shpifjet më ordinere për Kosovën dhe për AAK-në, si parti politike”, shkruan në komunikatën për media.
AAK ia kujton kryeministrit të Serbisë se partia është e regjistruar në Kosovë e jo në Serbi, dhe nëse “ajo është parti nacionaliste apo jo, e vlerëson elektorati i Kosovës dhe jo ai e njerëzit e tij”.
“Kosova po ashtu është shtet i pavarur dhe nuk e ka ndërmend ta pyes Aleksandër Vuçiqin, se kur dhe si do ta pres kryeministrin e një shteti sovran, siç është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama”, thotë AAK, duke shtuar se ai është mirë t’i hetojë 110 zyrtarët serbë se si asgjësuan dëshmitë për krime lufte në Kosovë, e të mos merret me AAK-në e me Kosovën, “sepse shpija ka zot”.