Tifozët e Ballkanit të njohur si “Xhebrailat” kanë bërë të ditur se ata nuk janë lejuar që të futen në stadium për ta mbështetur skuadrën e tyre në debrin kundër Dritës në Gjilan.
Përmes një njoftimi në “Facebook”, ata kanë bërë të ditur se janë ndalur nga policia me arsyetimin se klubi gjilanas nuk ka dashur që ata të jenë prezent në tribunat.
Njoftimi i plotë i “Xhebrailave”:
Erdhëm në Gjilan, nuk na u lejua hyrja dhe as qëndrimi anash në stadium, Policia na ndaloj me pretekstin që ekipi i Dritës nuk po e lejon një gjë të tillë!
As Suhareka nuk i plotëson kushtet për 2 tifozeri, por gjithmonë e kemi lejuar sepse mysafiri tek ne nuk kthehet!
Futbolli luhet për tifozë, futbolli nuk ka kuptim pa tifozeritë përkatëse!
Xhebrailat qëndrojnë gjithmonë të fortë si me tituj si pa tituj!
Vazhdojmë…