0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Reagojnë nga OVL-UÇK pas deklaratës së Milanoviqit: Sa për Kroacinë e ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Kroacisë, Zoran Milanoviq, në të cilën ai flet për faktin se Serbisë iu ka rrëmbyer Kosova.

Klinaku në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi.

“Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta. Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek. Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Klinakut, pa ndërhyrje:

Shqipërisë i janë aneksuar territoret edhe më herët, por ta themi që nga 1912-ta.

Për këtë, shqiptarët nuk i kanë ndalur asnjëherë përpjekjet për t’i rikthyer territoret, që ende i mbajnë pushtuesit sllav e grek.

Po të mos ishin përpjekjet e popullit shqiptar, e sidomos po të mos ishte lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sa për Kroacinë dhe ndërkombëtarët, Kosova ende do të ishte nën Jugosllavi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img