Sindikata e Shërbimit Korrektuese te Kosovës, ka shprehur shqetësimin lidhur me Ligjin mbi Pagat.
Sipas kryetarit të kësaj sindikate, Zenun Sadikaj, dikund 1770 punonjës të shërbimit korrektues të Kosovës nuk u përfshinë fare në këtë ligj.
Ai ka kërkuar që ky ligj të rishqyrtohet.
“Kërkojmë nga organet përgjegjëse që te ligji mbi pagat të rishqyrtohet që mos të anashkalohemi ne si shërbim korrektues e që nuk jemi të pakët në numër , jemi rreth 1700 pjesëtarë të shërbimit korrektues”, është shprehur tutje.
Sadikaj ka shtuar se sipas informatave, koeficienti i përfolur për ta është 1.5, por ai nuk është i kënaqur as me këtë koeficientë të ulët, por edhe faktin se nuk janë përfshirë fare në ligjin për paga si staf civil i burgjeve.