Site icon PrishtinaPress

Reagimi i Sindikatës së Policisë pas lirimit të tre policëve të kidnapuar

Sindikata e Policisë së Kosovës mirëpret lirimin e tre policëve që u kidnapuan më 14 qershor nga forcat serbe.

“Sindikata e Policisë së Kosovës, ka përcjellur me vëmendje situatën e tre zyrtarëve policorë që nga rrëmbimi, prandaj mirëpret lirimin e tyre dhe kthimin në familje.

Zyrtarëve policorë ju dëshirojmë shëndet dhe kthim sa më të shpejtë në detyrat e rregullta zyrtare, me dëshirën që një rast i tillë të mos ju ndodhë asnjherë tjetër”, thuhet në njoftim.

 

Exit mobile version