Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora mbrëmjen e kaluar ishte e ftuar në emisionin e prezantuesit Andy Cohen, bashkë me DJ Diplo.
Dyshes iu bënë disa pyetje, ku ata duhej të përshkruanin miqtë dhe kolegët e tyre me vetëm një fjalë.
Mes shumë artistëve në ekran u shfaq edhe fotoja e këngëtares tjetër me origjinë shqiptare, Dua Lipës për të cilën Ora reagoi menjëherë.
“E bukur”, u shpreh ajo.
Në ndërkohë Diplo tha “shqiptare”, gjë kjo që bëri që Rita të entuziazmohej dhe të brohoriste me krenari.
Dy artistet janë komentuar vazhdimisht për raportet e tyre “jo të mira” mes vete.