Site icon PrishtinaPress

Reagimi i Kurtit për Doracakët Seksual: Po bëhet luftë hibride ndaj Qeverisë, kemi shprehur gatishmëri për të rishikuar përmbajtjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me doracakët për Edukim Seksual, duke vlerësuar se këto ditë për shkak të kësaj teme “ishin cak i një fushate të egër propaganduese” dhe po bëhet “luftë hibride ndaj Qeverisë”.

Kurti deklaron se “doracakët në fjalë, asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë, as tekste shkollore, as lëndë obligative, as tekst obligativ apo tekst për nxënës”.

Ai thotë se “i njëjti doracak kishte filluar hartimin në vitin 2016 (kur ministër i Arsimit ishte Dr. Arsim Bajrami nga PDK), e ishte i miratuar në vitin 2020 (kur ministre e Arsimit ishte Dr. Hykmete Bajrami nga LDK), dhe në vitin 2023 është publikuar në faqen e MAShTI-t. Pra, jo në nëntorin e vitit 2024 por në gusht të vitit 2023”.

Tutje, Kurti tha se kanë shprehur gatishmërinë për të rishikuar përmbajtjen që nuk e kanë gjuhën e përshtatshme, “dhe nuk përputhen me kontekstin apo standardet e edukimit”.

“Të premten, Ministria e jonë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka nxjerrë vendim për largim nga përdorimi i doracakëve ndihmës për mësimdhënës dhe rishikimin e tyre, me ç’rast në komisionin përkatës do të jenë të ftuar të gjitha palët relevante, përfshirë natyrisht edhe Këshillin e Prindërve të Kosovës”, shkruan Kurti.

Postimi i tij i plotë:

Exit mobile version