Drejtori i Gazetës Nacionale, Berat Buzhala, i cili e ka publikuar aferën e vajit dhe grurit, ka thënë se sot për hërë të fundit e komenton këtë temë.
“Kurrë në jetë nuk e kam njoftë Ridvan Muharremin, as Rozetën, as Irfanin e Hafizin. Raportimin që e ka bo Nacionalja për këtë temë s’ka pasë lidhje me parti politike, por thjeshtë kemi insistu me e ditë se çka fshihet prapa blerjeve sekrete. Jam boll i vjetër me e ditë vjedhjet ma të mëdha bohen në emën të patriotizmit dhe në emën të sekreteve shtetërore”.
Ai ka treguar pse kanë insistuar ta bëjnë këtë temë.
“Sa ma shumë që kanë ngurru me na dhanë qasje ne dokumentacionin, qaq ma shumë na u kanë rritë dyshimet. Pra, refuzimi për me na dhanë qasje në procedurat e blemjeve ka lanë shumë hapësirë për dyshime. Dyshimet janë rritë esktremisht shumë kur kemi marrë vesh që personi i autorizuar për me bo blemje osht kanë Ridvani, furra e te cilit është shndërru në stacion të rëndësishëm për partinë në pushtet”.
Tuje Buzhala ka thënë se “Kosova është tuj e përjetu një fazë tepër interesante. Ky është leksion për vendet në tranzicion”.
“Demokracia dhe rendi e ligji më së miri po funksionojkan kur pushteti dhe prokuroria nuk janë në pozita miqësore me njeri tjetrin. Ky pushtet ka provu me e kapë prokurorinë, por falë Gjykatës Kushtetuese ka dështu. Tash na po e shohim prokurorinë tuj vepru. Këtu veç qytetarët përfitojnë”.