1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatët e saj e akuzuan ministrin Faton Peci për shpifje e pretendime të rreme. Ky i fundit ka publikuar dokumentin ku shkruan se në vitin 2019, kompanisë që drejton Fahrije Hoti i është refuzuar aplikimi për grant.

Pacolli thotë se ministra hajna, mosmirënjohës, arrogant, të paditur, shpifës e gënjeshtar janë një rrezik i madh për shoqërinë tonë.

Mes tjerash, lideri i AKR’së shtoi se këta ministra për kauza të rreme lëndojnë gratë që kanë humbur gjithçka luftë.

“Kur shoh veprime të tilla ndaj këtyre grave të pafajshme, nuk habitem më nga sulmet që këta qyqarë ndërmarrin edhe ndaj meje”, shkroi Pacolli në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img