1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Reagimi i Daut Haradinajt: I mjerë është ai vend ku nderohet krimineli i luftës

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin sot ka bërë homazhe në nderim të diktatorit dhe ish-presidentit Slobodan Millosheviq, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Daut Haradinaj ka reaguar ndaj këtij veprimi të Vulin. Ish-deputeti i AAK-së ka thënë se i mjerë është ai vend, ku ministri i mbrojtjes mbron një kriminel lufte dhe solidarizohet me krimet e Putinit në Ukrainë.

“I mjerë është ai vend ku ministri i Mbrojtjes e nderon një kriminel lufte. I mjerë është ai vend që solidarizohet me krimet e Putinit në Ukrainë”, ka shkruar Haradinaj.

“Kjo flet se sa larg botës normale është Serbia!”, ka vazhduar ai.

Haradinaj ka shprehur shpresën e tij që Serbinë ta njohin të gjithë, ashtu siç e njohin në Kosovë.

“Shpresoj që më në fund, Serbinë do ta njohin edhe të tjerët ashtu siç e njohim ne. Jam krenar që populli ynë është rreshtuar me Amerikën dhe NATO”, ka shkruar ai.

Më herët, ndaj Vulinit ka reaguar edhe Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, i cili ka thënë se nderimi i Millosheviqit nga ministri serb, duhet të jetë alarm për Bashkimin Evropian.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img