2.3 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Reagimi i Bekim Jasharit për përjashtimin e Bekim Haxhiut nga Dega e PDK-së në Skenderaj

Kryesia e PDK-së në Skenderaj me kryetar Sami Lushtakun, dje ka marr vendim për përjashtimin e 7 anëtarëve të zgjedhur në Kuvendin Komunal, ndër ta ka qenë edhe Bekim Haxhiun.

Kjo bëri që të dalin në “sipërfaqe” problemet e brendshme të degës së PDK-së në Skenderaj, konkretisht, përplasjet mes Bekim Haxhiut e Sami Lushtakut nga e njëjta parti. Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari nuk ka dashur të flas për këtë çështje duke thënë se janë jashtë përgjegjësisë së tij.

“Zhvillimet në partitë politike nuk do të ndikojnë në qeverisjen time, ngase, zhvillimet aty janë jashtë përgjegjësisë time. Pres, ashtu si dje, Skenderajt të rikonfirmoj frymën e unitetit, tolerancës dhe vendosmërisë për ta çuar përpara cilësinë e jetës së qytetarëve. Uroj që solidariteti i jashtëzakonshëm i qytetarëve të komunës tonë dhe mirëkuptimi vëllazëror e demokratik të dominoj në secilën parti jo vetëm në Skënderaj” ka thënë Jashari. Ai nuk i ka komentuar përplasjet mes anëtarëve të PDK-së në degën në Skenderaj, por ka uruar që fryma demokratike të jetë bazë e secilit diskutim në parti.

“Zhvillimet në asnjë parti nuk i komentoj as vlerësoj por, uroj që fryma demokratike të jetë bazë e secilit veprim dhe diskutim në secilën parti shqiptare. Angazhimi im ma imponon që të zbatohen ligjet, të mirë funksionoj Asambleja komunale dhe toleranca, në pajtim me vlerat më të larta morale e patriotike të popullit tonë” është deklaruar Jashari për Indeksonline.

Ndryshe, në arsyetimin e propozimit për shkarkimin e anëtarëve të degës së PDK-së, të votuar unanimisht, Sami Lushtaku ka thënë se Haxhiu ka nxitur përçarje brenda PDK-së dhe nuk ka përfillur vendimet dhe qëndrimet politike të organeve legjitime të PDK-së dega në Skenderaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img