Site icon PrishtinaPress

Reagim skandaloz dhe çetnik i Listës Serbe, Ramush Haradinajn e quan kriminel lufte

Lista Serbe ka reaguar sonte pas deklaratës së ish presidentit kroat, Stjepan Mesqit se liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn e ka mik dhe se pret lirimin e shpejt të tij.

Kjo listë që është pjesë e Qeverisë së Kosovës, por e dirigjuar krejtësisht nga Beogradi, thotë me dëshirën për lirimin e Haradinajt, Mesiq e ka treguar fytyrën e vërtetë të lëvizjes pjesë e së cilës është, shkruan lajmi.net.

“Mesiq është rrënues i shteteve dhe pjesëmarrës krenar në nxitjen e luftës vëllavrasëse, njeriu i cili është krenar me rolin e tij në shkatërrimin e shtetit që shpërbërjen e tij e shtyri në luftë, ku si pasojë u vranë miliona serbë, myslimanë dhe kroatë”, thekson Lista Serbe.

Kjo Listë e ka quajtur “kriminel luftë” Ramush Haradinajn.

“Mesiq u është bashkuar lobistëve shqiptarë, i cili për para të përgjakura, të fituara me tregti me narkotikë dhe organe njerëzore, është i gatshëm të bëjë gjithçka, bile edhe kriminelët e luftës t’i quajnë miq”, thekson Lista Serbe.

Exit mobile version