0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

REAGIM ME SHKAS

Të nderuar qytetarë të Skenderaj fillimisht uroj që festa e Vitit të Ri të këtë kaluar me hare e gëzime, veçanërisht për bashkatdhetarët tanë të cilët kanë udhëtuar për të ju bashkuar pjesës tjetër të familjes në këtë festë.

E ndiejë vetën të privilegjuar që jam pjesë e ekipes udhëheqëse te Bekim Jasharit ne Komunën e Skenderajt.

I jam zotuar atij dhe qytetarëve të Skenderajt se do të jem në shërbim te tyre dhe asnjëherë nuk do te abuzoj me besimin e dhënë.
Te nderuar këto ditë shënuam për herë të parë përvjetorin e 26-të te sulmit të parë mbi Familjen Jashari dhe rezistencën e tyre kolosale më të cilën filloj kthesa historike për popullin shqiptarë të Kosovës.
Ky organizim u bë nga komuna e Skenderajt përkatësisht drejtoria për Kulturë, Rini e Sport të cilën e udhëheq unë, andaj për ketë qellim kam qene zyrtarisht në një medium ku edhe ka qene e parkuar vetura zyrtare para Bibliotekës Kombëtare ku nuk asnjë lokal afarist aty e që shihet qartë në foto.
Ju qe deri më 22 tetor 2017 edhe në dasma e në deti shkoj shit me po këto vetura e nuk bëtë kurrë një foto..
Vetëm një fakt po u a jap: vetura e kryetarit të komunës së Skenderajt ju janë ngjitë me ngjitës special tabela te huaja mbi ato zyrtare nga ish-udhëheqja bash kujt ju ka tek i ka grah kah ka dashtë e asnjë foto nuk ua keni bere kurrë more kalamaj të vegjël
Unë kam autorizimin e nevojshëm për atë ditë.
Isha vetëm në veturë nuk isha aty ku ata janë mësuar të shkojnë e që nuk do të shkojnë më kurrë se mjaft zhvatën taksat e qytetarit.
Shpifësit të vogël po i tregoj se përvjetori ishte për të gjithë ata që ishin akter të atyre ngjarjeve të 30 dhjetorit të vitit 1991, unë isha ne media për te pasqyruar heroizmin Jasharajve por edhe heroizmin e dajës Osman Geci.
Ata 26 vjet me parë kishin ideale të pastra, nuk do besonin se do vini disa te tjerë pas që aq shumë janë ngritë e kanë zhvat ne emër të tjerëve sa qe pasqyrimi i të kaluarës se ndritur të gjorëve po ju pengon, i ka verbuar lakmia dhe pasuria e kundërligjshme.
Ky shënim më ndryshe i përvjetorit te 26-të si duket dikujt nuk i ka pëlqyer andaj ka postuar e shpifur shkurtazi.
Këta qe po krekosen sot ishin në pozita udhëheqëse qe 15 vite dhe nuk bënë një shënim te përvjetorit andaj atyre si duke iu ka penguar ky organizim madhështore.
Për befasi ata qe do të duhej të ishin ne rreshtin e pare në këtë përvjetor shtyrën ca kalamaj qe me shpifje me zhvlerësuar punën time. Por puna ime e sinqerte transparenca dhe llogaridhënia i mund të gjithë sepse për dy jave organizuam manifestimin si asnjëherë deri me sot, riorganizuam KF DRENICËN grumbulluam 75 mijë euro për klubin e qytetit të Skenderajt tonë, mbyllëm një lokal qe sa kohë po abuzohej me pronën publike në objektin e Shtëpisë së Kulturës në Skenderaj, organizuam shpalljen e laureatëve të vitit në sport etj.
Këtyre kalamajve shpifës si duket dikush u tregoi se rrena i ka këmbët e shkurta andaj larguan postimin, për te ia pasuar ndonjë portali si ata!.
Në qeverisjen e Bekim Jasharit unë do të punoj çdo sekonde me nder dhe krenari, përkushtim e transparencë dhe këtë lloj shpifjesh, shantazhesh e kërcënimesh vetëm sa më bëjnë edhe me të vendosur për të punuar edhe më shumë dhe na e shtojnë bindjen se ndryshimi në Skenderaj ishte i duhur, i domosdoshëm dhe i qëlluar.
Shpresa për qytetarin po kthehet me qeverisjen e Bekim Jasharit.
I ftoj të gjithë qe me fakte ku do dhe kurdo që ato i kanë te më kritikojnë, ka kaluar koha e shpifjeve dhe shantazheve që mergimosën e bredhin, magazinave e guzhinave për të provuar të lajnë lanetët në lavatriqe për të palarat e tyre që janë bërë në dekadën e fundit në kurriz të qytetareve të Skenderajt tonë
Skenderaj është i qytetareve
Qeverisja u takon vetëm qytetareve
Ne u japim llogari vetëm qytetareve te Skenderajt tonë
Me respekt
Ramiz Shala

Më poshtë gjeni edhe një video të prtjes së Vitit të Ri në Skënderaj dhe vizitat e kryetarit Bekim Jashari.

https://youtu.be/B57oi-zBTuA

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img