Site icon PrishtinaPress

Reagim i deputetit Bekim Haxhiu për zhillimet e fundit në Degën e PDK-së në Skenderaj

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu ka reaguar sot pas vendimit të djeshëm të degës së PDK-së në Skenderaj që ai bashkë me disa anëtarë tjerë të përjashtohen. Ai ka thënë se “”nëse dikujt i ka penguar rreshtimi im përkrah djalit të Heroit Hamëz Jashari, është çështje e tyre!. Për mua kandidimi i Bekim Hamëz Jasharit për Kryetar të Komunës se Skënderajt ka qenë nderi me i madh që i’u është bërë qytetarëve të Skënderajt ndërsa për mua ishte privilegj angazhimi politik përkrah tij”.

Tutje Haxhiu ka thënë se “nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë personale dhe se bashkëpunimi im me Kryetarin e Degës z. Lushtaku nuk ka munguar kurrë, e kam ndihmuar sa herë që ka pas nevojë, edhe kur ka pas probleme shëndetësore, etj”.

Ja reagimi i tij i plotë :

Reagim!

Të nderuara struktura të PDK-së në Skënderaj,
Të nderuar bashkëpartiakë,
Të nderuar votues dhe simpatizantë të PDK-së,

Lidhur me gjoja “vendimin” për shkarkimin tim nga pozita e Nënkryetarit të Degës së PDK-së në Skënderaj, e shoh të arsyeshme të sqarojë edhe njëherë se unë vazhdojë të jam Deputet dhe anëtar i Grupit Parlamentar të PDK-së, anëtarë i Këshillit Drejtues të PDK-së, anëtarë i kryesisë dhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj.
Pasi tashmë e dimë secili nga Ne se PDK ka shpallur zgjedhjet e brendshme, dhe strukturat aktuale e kanë për detyrë vetëm të përcjellin këto zgjedhje duke filluar nga Seksionet e deri tek përzgjedhja e delegateve për Konventën e Partisë, andaj vendimet e grupacioneve të caktuara për “përjashtime”, “shkarkime” nuk kanë kurfarë efekti juridik. Të gjithë jemi në proces të ri zgjedhorë në PDK dhe pozicionet tona në strukturën e PDK-së do ta përcaktoj votuesi ynë.

Çdo mbledhje tjetër e thirrur me nguti dhe pa njoftim paraprak, pa ditur as rendin e ditës, është mbledhje vetëm e individëve të caktuar dhe assesi e Kryesisë se Degës, dhe është në kundërshtim të plotë me dispozitat e Statutit dhe Aktet tjera të Partisë. PDK është organizim politik dhe partiak vullnetar dhe ka Aktet e saj të organizimit mbi bazën e të cilave vepron, me synim bashkëpunimin me njëri tjetrin dhe subjektet tjera në interes të qytetarëve. Andaj askush askënd nuk mund ta shkarkojë e as përjashtojë, aq me shumë kur nuk ka asnjë arsye dhe asnjë bazë. E mbi të gjitha kur je deputeti me i votuar për tri mandate radhazi, e je anëtar i organit me të lartë të Partisë (anëtar i KD në qendër) , GP tè PDK-së si dhe pjesë e çdo organizmi dhe përfaqësimi të Partisë.

Deklarimet nëpër medie për gjoja “përçarjen” e degës, janë non-sens të llojit të vet, dhe si mund të akuzohen asamblistët se kanë votuar pa vullnetin e degës Kryesuesen e Kuvendit Komunal, kur ata kanë votuar pikërisht asamblistën me të votuar të PDK-së!?.

Dhe nëse dikujt i ka penguar rreshtimi im përkrah djalit të Heroit Hamëz Jashari, është çështje e tyre!. Për mua kandidimi i Bekim Hamëz Jasharit për Kryetar të Komunës se Skënderajt ka qenë nderi me i madh që i’u është bërë qytetarëve të Skënderajt ndërsa për mua ishte privilegj angazhimi politik përkrah tij.

Nëse dikujt i ka penguar se ata asamblistë të PDK-së i janë ofruar për përkrahje Bekim Jasharit, me synim zhvillimin e Skenderajt, prapë është punë dhe mbetet në ndërgjegjen e tyre. Përkundrazi unë mendoj, ashtu siç ka të drejtë djali apo vajza e dikujt të kandidoj dhe behët deputet apo asamblist, edhe ata të rijnë si Fatbardha, Iliri, Dritoni, Fatlumja e të tjerë kanë të drejtë të japin mendimet dhe qëndrimet politike, andaj “përjashtimin” e tyre mund ta bëjnë vetëm qytetaret me votën e tyre. Askush nuk mundet të “përjashtoj” njerzit me vlera të larta kombëtare siç janë Sami Oruqi, Musa Fazliu dhe Azem Gashi të cilët edhe janë kryetarë të Nëndegëve të PDK-së të zgjedhur me votë të lirë.

Po ashtu dua të theksoj, se nuk kam pasur dhe nuk kam asgjë personale dhe se bashkëpunimi im me Kryetarin e Degës z. Lushtaku nuk ka munguar kurrë, e kam ndihmuar sa herë që ka pas nevojë, edhe kur ka pas probleme shëndetësore, etj.
Unë kam respektuar në plotni hierarkinë e Partisë si në degë ashtu edhe në qendër. Njëkohësisht gjithë strukturat dhe votuesit e PDK-së e dinë se në zgjedhjet e fundit kam përkrahur dhe lobuar publikisht për djalin e Samiut, tash kolegun Mërgim Lushtaku.

Ne kemi luftuar për Liri dhe Demokraci, falë Zotit ja kemi dalë dhe sot në Demokraci ka rregulla dhe duhet respektuar mendimet e vendimet e secilit, për ndryshe rrëshqasim drejtë autokracisë dhe humbet kuptimi i lirisë politike. “Vendimi” i z. Lushtaku ishte nga mllefi, inati dhe nxitja e disa njerëzve përkrahe tij, të cilët në mungesë të autoritetit personal fshihen prapa figurës se tij. Servilet e tillë i bëjnë dëme atij dhe Partisë, duke e menduar atē si “BABA” i partisë.

Ndihem krenar që për tri mandate si deputet me iniciativën dhe me mbështetje financiare kam ndërtuar 7 shtëpi për njerëzit me nevojë kam dhënë 50 bursa për studentë dhe kam ndihmuar çdo qytetarë që kam pas mundësi. Puna ime vlerësohet nga e gjithë anëtarësia e PDK-se jo veç në Skënderaj por në mbarë vendin!

Zgjedhjet në parti janë të hapura dhe të lira, secili ka të drejtë të zgjedh dhe të zgjidhet, por duke respektuar vullnetin e anëtarësisë dhe procedurat demokratike. Gara fitohet me vota dhe lobim, jo me intriga dhe linçim!!!

Unë do vazhdojë të mbes besnik i votuesve të PDK-së dhe na prift e mbara në zgjedhjet e brendshme!

I juaji,
Bekim Haxhiu

Exit mobile version