3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rasti Vllasi, Matoshi godet Vetëvendosjen: Duhet të frikësohemi nga ky grupim politk

Gazetari dhe analisti Halil Matoshi në një shkrim autorial ka goditur Lëvizjen “Vetëvendosje” rreth rastit të Azem Vllasit duke thënë se qëndrimi i kësaj Lëvizjeje ndaj plagosjes së Azem Vllasit është frikësues.

“Qëndrimi i këtij grupimi politik ndaj atentatit me prapavijë politike kundër Vllasit dëshmon se qytetarët e Kosovës me të drejtë duhet të frikësohen nga politikat përjashtuese të VV-së” ka shkruar Matoshi.

“Heshtja e lidershipit të organizatës së Kurtit dhe pozicionimi armiqësor i një zyrtari të saj, tek shprehet me cinizëm se 36 vjet nga demonstratat e marsit 1981, Azem Vllasi është këshilltar i Hashim Thaçit, ndërsa Isa Mustafa kryeministër, dhe paraqitja e një eksponenti tjetër të kësaj lëvizjeje, i cili nuk do të shprehë keqardhje edhe nëse Vllasi do të vdiste, dëshmojnë anamnezën e brumosjes ideologjike të një pjese, fatkeqësisht të moshës së re, të qytetarëve të Kosovës” ka shtuar gazetari Matoshi.

Matoshi ka thënë se nuk i “justifikon politikat e Azem Vllasit dhe epokës së tij, sepse ndërtimi im liberal dhe humanist është në kundërshtim me të gjitha format totalitariste të pushtetit politik, porse as nuk i gjykoj nga prizmi i së sotshmes”.

Ai më pas ka shtuar se Vllasi ka qenë viktimë e fashizmit të Millosheviqit.

“Pos në regjimin e Milosheviqit, i cili u premtoi turmave fashiste në Beograd se do ta arrestonte dhe asgjësonte Vllasin së bashku me institucionet kosovare. Vllasi i tha jo fashizmit të Milosheviqit dhe për pasojë u ndoq dhe u persekutua, si secili shqiptar tjetër etnik i ish-Jugosllavisë. Pastaj të gjitha dihen. Tashti e tërë shoqëria kosovare duhet t’i thotë jo fashizmit brenda saj!”, ka shkruar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img