7.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Rasti viza – dështon seanca ndaj Ukë Rugovës dhe tjerëve

Në Departamentin për Krime të Rënda me të nisur rishtazi seanca gjyqësore për rastin ndaj të dyshuarve për keqpërdorim me viza italiane, grup në të cilin është edhe Ukë Rugova djali i ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova ajo dështoi përsëri pasi që avokati mbrojtës, Besnik Berisha kërkoi të shkoj në një rast tjerë.

Seanca e radhës u njoftua për 30 mars në orën 13:15.

Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova ishte pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.

Kryesuesja e trupit gjykues, Fatmire Dermaku tha se shqyrtimi gjyqësor fillon rishtazi. Ajo tha se sot palët e dyshuara do të legjitimohen edhe njëherë nga fillimi, raporton kp.

Mbrojtësi i të dyshuarit, Izet Beqiri, Besnik Berisha kërkoi nga gjykata mirëkuptim që t’i mundësohet të shkoj një rast tjetër meqenëse është në përfundim një proces tjetër gjyqësor. Dhe trupi gjykues e lejoi avokatin mbrojtjes të largohet nga salla.

Hetimet për këtë rast kanë nisur më 19 nëntor 2013.

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img