0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rasti tragjik në Pejë, sot pritet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Pejë, sot pritet të bëj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e rëndë.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Sot pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë shkurt Nikçi.

Telegrafi po ashtu kontaktoi edhe prokuroren e rastit, Sahide Gashi, mirëpo e njëjta nuk u prononcua për rastin në fjalë.

Ndërkaq, në ngjarjen tragjike që ndodhi pasditen e së premtes në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën e tij.

Vrasja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar pas ngjarjes së rëndë.

“Rreth orës 16:00 policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Zog’ në Pejë. Me të arritur në vendin e ngjarjes, policia ka kuptuar se bëhet fjalë për vrasje të rëndë. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. I dyshuari është arrestuar”, ka deklaruar Driton Rugova nga Policia e Pejës.

Pas rastit tragjik të premten ishte deklaruar edhe prokurorja e rastit, Sahide Gashi.

Ajo në një deklaratë për media ka thënë se kanë siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes.

Prokurorja Gashi tha se kanë provuar të marrin në pyetje të dyshuarin, mirëpo i njëjti sipas prokurores, nuk ka qenë në gjendje të flasë.

“Kemi dalë në vendin e ngjarjes së bashku me Njësitin e Forenzikës ku janë izoluar të gjitha gjurmët, janë mbledhur të gjitha provat. Kemi urdhëruar autopsinë e të ndjerës, gjithashtu kemi siguruar dëshmitarë okularë të ngjarjes. Kemi provuar që të dyshuarin ta marrim në pyetje, mirëpo i njëjti nuk ka qenë në gjendje në prani të mbrojtësit, kështu që kemi urdhëruar që nesër në prezencën e psikologut dhe avokatit mbrojtës të provohet të merret deklarata e tij”, tha të premten prokurorja, duke shtuar se do të vazhdojnë me hetime.

“Në bazë të të gjitha rrethanave do të urdhërojmë edhe ekzaminimin në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të të dyshuarit dhe do vazhdojmë me hetime deri në ndriçimin përfundimtar të këtij rasti”, tha Gashi.

Prokurorja theksoi se falë reagimit të shpejtë të Policisë së Pejës, i dyshuari është arrestuar në mënyrë të mos i shkaktojë dikujt tjetër ndonjë dëm apo të lëndojë vetveten.

Ndërkaq, komandanti i stacionit policor, Ndue Nikolla nuk ka dhënë detaje se si ka ndodhur vrasja pasi siç tha ai “për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe meqë ka të bëjë me rast brenda familjes, këto janë informacionet që mund t’i japim”.

Sa i përket motiveve të vrasjes, Nikolla ka thënë se nuk dihen ende pasi hetimet janë në fazën fillestare.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img