-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Rasti tragjik në Malishevë: Ky është 50-vjeçari që mbeti i vrarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e familjes Berisha në fshatin Kijevë të Malishevës, ku për shkak të një konflikti pronësor, 38-vjeçari Berat Berisha, dyshohet se ka privuar nga jeta xhaxhain e tij.

Viktima është Sadri Berisha, 50-vjeçar.

Trupi i viktimës është ende në oborrin e familjes Berisha, ku ndodhen shtëpitë e të dyshuarit dhe viktimës.

Berati dhe Sadriu kishin shtëpitë në të njëjtin oborr.

Vdekjen e të ndjerit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ndodhen edhe njësitë tjera relevante.

Policia e Gjakovës njoftoi se i dyshuari tashmë është arrestuar.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”.

Lexo edhe: Vrasje në Malishevë, policia jep detaje për PrishtinaPress – Prishtina

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img