4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Rasti “Thesari”: Supremja hedh poshtë ankesën e Labinot Grudës dhe Kadri Shalës

Një nga rastet që ka bërë bujë të madhe pasluftës në Kosovë, ishte rasti i vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e Shtetit.

Për këtë, me 11 vjet u dënua Labinot Gruda, tani ish-punojës i Thesarit dhe biznesmeni Kadri Shala.

Palët ishin ankuar lidhur me këtë vendim.

Por, Gjykata Supreme i ka hedhur poshtë si të pabaza kërkesat e për mbrojtjen e ligjshmërisë nga palët.

“Kolegji i Gjykatës Supreme në çështjen penale kundër të dënuarve: L.G. për shkak të veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, hyrja në sistemet kompjuterike, vjedhja e identitetit dhe pajisjes së qasjes dhe shpëlarja e parave dhe K.Sh. për shkak të veprave penale: ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe shpëlarja e parave, i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e të dënuarve, kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

Ndërkaq, kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga mbrojtësit e përfaqësuesve të palëve të treta: E SHPK, NTSH “Sh.”, NTP “X.”, G. Shpk”, “G. K. SHPK”, “R.H.” dhe “M. B. G. SHPK” kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, janë hedhur si të palejuara.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img