4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rasti “Subvencionet 3”: Dënohen 4 persona me nga 6 muaj burgim, njëri nga ta detyrohet t’i kompensojë 63 mijë euro

Katër persona janë dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, në lidhje me rastin e ashtuquajtur “Subvencionet 3”, që kanë të bëjnë me keqpërdorime në sektorin e bujqësisë në lidhje me subvencionet.

Bejtush Gashi është dënuar me gjashtë muaj burgim për marrje të ryshfetit.

I akuzuari tjetër Hasan Maxharraj po ashtu është dënuar me gjashtë muaj burgim për dhënie të ryshfetit, derisa bëhet e ditur se të njëjtit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari Arbër Avdiaj është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë. Ky i akuzuar detyrohet që t’ia kompensoj buxhetit të shtetit 63 mijë euro.

Dhe po ashtu akuzuari Sadush Kabashi është dënuar për dhënie ryshfeti me 6 muaj burgim.

Këta persona të cilët sot janë dënuar ishin akuzuar se kanë dhënë e marrë ryshfet me qëllim të përfitimit nga subvencionet e ndryshme në sektorin e bujqësisë. /Dukagjini/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img