2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Rasti “Stenta”, Ferid Agani këtë muaj para gjykatës!

Seanca gjyqësore për rastin “Stenta” ndaj ish-ministrit, Ferid Agani, ish-drejtorit të QKUK-së, Zijadin Gashi dhe 63 personave tjerë, pritet të mbahet me datën 21 të këtij muaji, ka konfirmuar për Indeksonline, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore të Prishtinës.
Në këtë seancë 64 të akuzuarve do t’u kërkohet të deklarohen nëse ndjejnë veten të pafajshëm apo fajtorë.
Prokuroria e Shtetit me 15 qershor kishte ngritur aktakuzë kundërt ish-ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani për përfshirjen e tij në skandalin e “Stendave”.
Në këtë aktakuzë janë përfshirë 60 persona fizik dhe 4 persona juridik. Në mesin e 60 personave fizik janë akuzuar: një ministër, një sekretar i përgjithshëm i një ministrie, 44 mjekë dhe një infermier të punësuar në institucionet publike shëndetësore, si  dhe 13 persona që kanë punuar ose punojnë në institucionet private shëndetësore, ku një numër prej tyre janë udhëheqës ose aksionar të këtyre institucioneve private shëndetësore.
Të pandehurit Ferid Agani dhe Gani Shabani janë akuzuar për shkak të veprës penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Të pandehurit duke vepruar në kundërshtim më ligjin për prokurimin publik dhe Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë, si  dhe duke lejuar pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve Publike Shëndetësore, për periudhën 2011 -2015, dyshohet se i kanë mundësuar përfitim financiar spitalit privat IMH në shumë prej  4,050,958.00 euro dhe spitalit privat EDA në shumë prej 504,595.00 euro apo të dyja spitaleve në shumë të përgjithshme prej 4,555,553.00 euro, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës ashtu që në vend që të lejoheshin pagesat deri ne 70% të shpenzime për trajtim mjekësor, të njëjtit lejuan pagesat prej 100 % edhe për rastet kur nuk ishin plotësuar kushtet ligjore, pra për rastet kur pacientët nuk ishin invalidë të luftës ose raste sociale.
Pika e dytë e akuzës i ngarkon të pandehurit G. B., S. Gj., F. Sh., B. Z., H. S., B. G., F. H., K. P., D. G., H. Q., A. K., E. P., E. H., A. P., N. M., D. K., A. B., Xh. K., L. P., R. M për keqpërdorim të pozitës po ashtu.
Sipas aktakuzës, këta të pandehur duke vepruar në kundërshtim më Udhëzimet Administrative të Ministrisë së Shëndetësisë u kanë lëshuar pacientëve ose familjarëve të tyre letrat referuese për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, pasi që të njëjtit i kishin kryer të gjitha trajtimet mjekësore dhe më nuk kishin nevojë për trajtim mjekësor.
Prokuroria pretendon se në disa raste këto letra referuese i kishin lëshuar edhe për persona të vdekur,  të cilat letra pastaj ishin njëri ndër kushtet kryesore për t’ua mundësuar të pandehurve F.A. dhe G.Sh. që të lejonin pagesat për trajtim mjekësor jashtë institucioneve publike shëndetësore, të cilat pagesa për periudhën 2011 – 2015 kanë arritur për të dy spitalet private në shumën prej 4,555,553.00 eurove.
Në pikën 3 të aktakuzës të pandehurit: G. B., D. G., E. M., N. R., N. Z.,  A. K., S. Gj., F. S.,  L. K.,  H. S., B. Z., R. E.,  H. H., B. G., F. S., A. L., A. B., H. Q., G. B.,  B. M., D. M., B. K., F. S., M. G., M. S., Sh. Sh., F. H., K. P., B. G., B. P., F. Sh., M. A., I. A., P. A., A. S., S. Sh. dhe L. P., janë akuzuar secili për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare si dhe marrje të ryshfetit.
Sipas Prokurorisë, këta të pandehur duke bashkëpunuar më pronarët dhe aksionarët e spitaleve private “IMH” dhe “EDA” kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare dhe kanë tejkaluar autorizimet zyrtare, duke referuar dhe dërguar pacientë nga institucionet publike shëndetësore në këto dy spitale private.
Në aktakuzë thuhet se për dërgimin e këtyre pacientëve në spitalet private, këta të akuzuar kanë marrë ryshfet nga këto spitale deri në 500 euro nëse pacienti i referuar / dërguar vendoste stentë dhe 150 euro nëse pacienti bënte vetëm koronarografinë. Shumat e ryshfetit që merrnin këta të pandehur silleshin nga 150 euro deri në 21,985 euro.
Gjithnjë sipas aktakuzës me  veprimet e tyre këta të pandehur u shkaktonin dëm pacientëve, i cili dëm sillej nga 700 euro deri në 18,000.00 euro për person.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img