Site icon PrishtinaPress

Rasti Panda, deputeti i AAK’së publikon fakte të reja

Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, ka vazhduar me publikimin e dokumenteve që thotë se faktojnë krimet serbe në Kosovë.

Syla ka thënë se këto dokumente që sot i ka prezantuar, dëshmojnë se trajtimi që ‘drejtësia serbe’ i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë.

“Në këto dokumente që i prezantoj sot, tregohet trajtimi që “drejtësia serbe” i ka bërë rastit të vrasjes së gjashtë të rinjve serbë në kafiterinë “Panda” në Pejë. Një prej të dënuarve, sot e atë ditë ka mbetur me pasoja nga torturat (Behar Bajri)”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook.

Syla ka thënë se për kohë të gjatë është propaganduar se ky rast ishte planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2005 kur Vuçiq ishte kryeministër, e ka pranuar se rasti në fjalë është turpi i Serbisë.

“Përderisa kohë të gjatë propagandohej se rasti është planifikuar nga Daut Haradinaj, në vitin 2015, ju z. Vuçiq, asokohe kryeministër, deklaruat që ky rast është turpi i Serbisë, dhe se vet shteti serb është fajtor. Ju mbajtët në burg të pafajshmit, i torturuat dhe mandej i liruat”, është shprehur Syla.
“Na trego cila është e vërteta?”, ka pyetur Syla.

 

Exit mobile version