-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Rasti në Ferizaj, ish-inspektori i AKI-së: Të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka kërkuar që të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës.

Kjo sipas tij, për shkak të numrit të vrasjeve që po rritet. Pas rastit të sotëm, ai ka thënë se duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë me pikë të rendit të ditës: 

• Siguria Publike dhe trendi i vrasjeve në Kosovë: plani strategjik i rishikuar për Policinë! 

Sipas tij, neni 2.5 sipas ligjit, tregon se ministri i Punëve të Brendshme mund të paraqes rishikimin e politikave dhe planeve për Policinë e Kosovës me theks në objektivin e parandalimit të vrasjeve.

“Aty, sipas nenit 2.5 të Ligjit për KSK, Ministri i Punëve të Brendshme të paraqes rishikimin e politikave dhe planeve strategjike për Policinë e Kosovës, me theks në objektivin e parandalimit të vrasjeve dhe minimizimit të këtij tmerri!

Deri kur të mësohemi të punojmë në mënyrë të strukturuar dhe strategjike, këto reagimet në facebook janë të pavlefshme objektivisht!” – ka thënë ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img