1.7 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

spot_img

Rasti në arbitrazh ndaj “IuteCredit”, Gruda nga PDK: Kjo qeveri luan me lojën e “post të vërtetës”

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) Përparim Gruda ka reaguar në lidhje me një deklaratë të kryeministrit të vendit, Albin Kurti për vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit lidhur me mbylljen e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit” dhe atij financiar jobankar “Monego”.

Gruda përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se deklaratat e pavërteta të qeverisë në lidhje me meritat e tyre për fitoren në arbitrazh kundër IuteCredit janë tronditëse, pasi siç tha ai e vërteta është lehtë e verifikueshme.

“Ja e vërteta e plotë e këtij rasti me pak fjalë: Në vitin 2019, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim për revokimin e licencave për dy institucionet mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”, për shkak se kishte konstatuar se normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione ishin në kundërshtim me ligjin. Pra, ky vendim është marr në kohën kur qeveria Kurti nuk ishte në pushtet.

Në anën tjetër, mbrojtja e këtij rasti në arbitrazh është bërë nga avokatura shtetërore, e cila nuk është organ politik, pra nuk është emëruar nga kjo qeveri, dhe kompania Squire Patton Boggs e angzhuar për këtë rast.

A mund të më thotë dikush konkretisht, cila është merita e kësaj qeverie në këtë rast?”, ka thënë Gruda.

Sipas tij, është e pabesueshme se si në mungesë të sukseseve reale, qeveria po përpiqet gjithnjë e më shumë të krijoj një version alternativ të realitetit.

“Kjo qeveri luan me lojën e ‘post të vërtetës’ si çdo qeveri tjetër populliste”, ka shkruar ndër të tjera Gruda në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img