3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rasti “Mujeci” pason aferat “gruri e vaji”, “Zdravo”, ‘Mujka”, “Krasniqi” e “Berishaj”…

Nëse Besnik Mujeci që u arrestua sot në Shqipëri, si pjesë e një grupi që shpërndante drogë ekstazi nëpër plazhet shqiptare, del të konfirmohet se është asambleisti i Vetëvendosjes në komunën e Prishtinës, atëherë ky është një skandal i radhës në të cilën përfshihen njerëz të partisë që për kryetar e ka Albin Kurtin, i cili është edhe kryeministër i vendit.

Afera tjera të kësaj partie janë ato që përfshijnë ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari për cështjen e rezervave shtetërore. Është raprotuar se prokuroria ka nisur hetimet për rastet e grurit dhe vajit, sasi të të cilave nuk u sollën në vend, ani se për to ishin dhënë paratë.

Skandali tjetër, ndër më të mëdhenjtë në të cilin u përshinë njerëz të Vetëvendosjes është afera e përgjimit, e njohur në publick si “Zdravo”, në të cilën shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila flet me homologun e saj të Listës serbe, Sllavko Simiq, e ku ndër tjera, konfirmohet se e para ka komunikuar edhe me Milan Radojqiqin, të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara e të kërkuar edhe nga autoritetet kosovare të drejtësisë, ndër tjera, edhe për përfshirje në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Rasti i këtij përgjimi u bë aq i madh saqë bëri të plas edhe dhuna në Kuvend, kur zëvendëskryeminisntri Besnik Bislimi hodhi shishen më ujë në deputetin Mërgim Lushtaku, pasi ky paraprakisht e lagu kryeministrin Albin Kurti. Një tjetër rast ku njerëz të VV-se patën telashe me drejtësinë ishte ai i ish nënkryetarit të Mitrovicës, Faruk Mujka, i cili u mbajt në paraburgim dhe në shtëpinë e të cilit u gjetën 60 mijë euro kesh në shtëpi. Sipas prokurorisë, në këtë rast ka ekzistuar dyshimi se Mujka, në cilësi të personit zyrtar, ka shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimeve pasurore, ka tejkaluar kompetencat e veta zyrtare dhe nuk i ka respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e veta që të ushtrojë funksionin në bazë të ligjit.

Dy tjera skandale që përfshijnë njerëz të afërt me pushtetin janë ai i amabasadorit Martin Berishaj, i cili supozohet se tregtoi rrymë me Serbinë dhe tjetri me kryeshefin ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi i cili ishte arrestuar nga Prokuroria Specale për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img