2.8 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Buy now

spot_img

Rasti Klan Kosova, reagojnë QUINT dhe BE

Shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian kanë reaguar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për refuzimin e ankesës së “Klan Kosova sh.p.k.” kundër pezullimit të certifikatës së biznesit.

Në një deklaratë të përbashkët, shtetet e QUINT-it dhe Bashkimi Evropian thonë se janë të shqetësuar nga ky vendim, i cili është joproporcional dhe do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik.

Ky është reagimi i plotë:

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe Bashkimi Evropian në Kosovë shprehin shqetësimin e tyre të thellë për vendimin e sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë që konfirmon pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.Ne jemi veçanërisht të shqetësuar se heqja e licencës së biznesit të Klan Kosovës është një vendim joproporcional që do të ketë pasoja në pluralitetin mediatik në Kosovë. Revokimi i licencës së çdo media është një hap i rëndësishëm që kërkon shqyrtim rigoroz. Liria e shprehjes dhe e informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike. Presim një proces të drejtë dhe transparent ligjor për zgjidhjen e situatës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img