Site icon PrishtinaPress

Rasti i “VisaMetric”, i dëmtuari: Paguam nga Gjermania, paguam përsëri 120 euro edhe në Kosovë

Është Naim Azizi ai i cili është lidhur në lidhje telefonike në studion e “Debat Plus” për të treguar përvojën e tij me pagesat e detyrueshme të kompanisë “VisaMetric”.

Azizi ka thënë se ndonëse pagesën e kishin kryer nga Gjermania, të afërmit e tij në Kosovë paguan prapë shunën prej 120 eurosh, pa asnjë arsyetim.

“Para vitit të ri, u kemi bërë ftesën prindëve të bashkëshortes dhe I kemi bërë të gjitha terminet online nga gjermania dhe kemi bërë pagesën online..pasi i kemi përfunduart, pasi i kemi plotësuar formularët në gjuhën gjermane dhe i kemi bërë pagesat nga Gjermania, të njëjtat pagesa janë detyru me i bë prapë në Prishtinë, 120 euro. I kemi bërë pagesat këtu menjëherë kur aplikuam…kemi paguar në llogari të  VisaMetric. Kur kanë shkuar të aplikojnë për vizë, janë detyruar të paguajnë edhe njëherë 120 euro, pa kurrfarë arsyetimi. Të gjitha fletpagesat ua dërguam prindërve të të shoqes në Kosovë…VisaMetric i detyroi prapë”, ka deklaruar ai.

I njëjti ka treguar se e shoqja e tij i kishte dërguar një e-mail kompanisë në fjalë. Megjithatë, nga e njëjta nuk ka pranuar përgjigje.

Për muaj të tërë, “VisaMetric” ka detyruar qytetarët e Kosovës që të paguajnë shumën prej 30 eurosh për dorëzimin e pasaportës nga lokacioni i kësaj kompanie e deri te shtëpitë e tyre.

Tashmë, Prokuroria Themelore në Prishtinës ka nisur hetimet.

Exit mobile version