-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i rrahjes së të moshuarës në Pejë, Aurona Pelaj arrin në Gjykatë

Sot do të dalin para Gjykatës Themelore në Pejë tri infermieret që dyshohen për keqtrajtimin e të moshuarës në strehimoren “Orenda” në Pejë.

Sipas disa pamjeve të publikuara në media, e dyshuara Aurona Pelaj, tashmë ka arritur në sallë.

Prokuroria Themelore në Pejë kishte ngritur aktakuzë ndaj tri infermiereve, A.P., A.R., dhe R.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se të njëjtat në bashkëkryerje, ndaj viktimës se ndjeshme (e moshuar) kanë kryer veprën penale “Sulmi”, nga neni 184, paragrafi 3, nën-paragrafi 3.1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës “tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje përdorin forcën ndaj të moshuarës e cila ishte e vendosur në ketë strehimore, në atë mënyrë që pasi të pandehurat planifikojnë ta vënë nën kontroll viktimën e ndjeshme, me kërkesën e të pandehurës A.P., e pandehura R.K., e incizon me telefon, kurse e pandehura A.R., e kap përdore viktimën duke e mbajtur, e pandehura A.P., e godet disa herë me shuplakë viktimën e tri herë me gjunjë në pjesë abdominale, e të gjitha këto veprime përcjellën me video incizim dhe të qeshura nga tri të pandehurat”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img