-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i rëndë në Gjakovë, flasin nga Policia: E mitura ishte abuzuar dhe dhunuar nga disa persona në lokacione të ndryshme

Një rast të tmerrshëm që ka ndodhur në Gjakovë, ku një vajzë 10-vjeçare dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga disa persona. Lidhur me rastin tashmë janë arrestuar dy persona, ndaj të cilëve kanë nisur hetimet ndërsa në mesin e të arrestuarve është edhe nëna e të miturës.

Burimet brenda Prokurorisë bënë me dije se personi i arrestuar nën dyshimet për veprën penale “Dhunimi” është Yll Buçinca, 36-vjeçar.

Rastin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët thonë se 10-vjeçarja ka pranuar para hetuesisë se ishte “abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme”.

“Viktima, femër (fëmijë), gjatë dëgjimit policor në prezencën e akterëve të nevojshëm ka treguar se ishte abuzuar dhe dhunuar nga persona të panjohur në lokacione të ndryshme.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona, një femër dhe një mashkull të moshës madhore, mbi dyshimin se janë të përfshirë në rast. Veprimet e nevojshme hetimore janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit, me vendimin e të cilit të dyshuarit janë ndalur në mbajtje si dhe është iniciuar rast “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” dhe “Dhunim“, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img