0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i plagosjes së qytetarit në veri, Beka nga IPK: Herët të flitet për motivet e mosraportimit

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Arbër Beka, ka folur për rastin e plagosjes së një serbi në veri të vendit nga Policia e Kosovës.

Beka tha se IPK-ja është njoftuar në orët e hershme të mëngjesit të ditës së nesërme, ndërsa incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes së të hënës.

“Incidenti ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kurse IPK-ja është njoftuar të nesërmen. Menjëherë pasi Policia e Kosovës ka pasur dyshimet e para që një zyrtar i saj mund të ketë qenë i përfshirë”.

“Akoma është herët të flitet për motivet e sakta se cilat kanë mundur të jetë motivi i mosraportitimit, eventualisht i çalimit në aspektin e komunikimit të brendshëm”, është shprehur Beka.

Tutje, ai tha se deri më tani s’ka asnjë hetim ndaj zinxhirit komandues, pasi sipas tij, dyshimet janë vetëm tek zyrtarët policorë që kanë qenë të angazhuar tek pika e kontrollit.

Ai ka thënë se në pjesën veriore të vendit, për zyrtarët policorë gjatë 3 muajve janë vetëm dy ankesa.

Sipas tij, njëri rast është rasti i plagosjes ndërsa tjetri tha se është në departamentin e hetimeve.

“Vitin e kaluar IPK-ja ka arrestuar 108 zyrtarë policorë dhe në mesin e tyre edhe disa zyrtarë të tjerë, ku në operacionin “Pika” janë arrestuar edhe dy zyrtarë doganorë”, është shprehur Beka.

Tutje, ai tha se shifrat më të mëdha të arrestimit, i referohen operacioneve “Pika” dhe “Pika 2”, ku tha se janë arrestuar 74 zyrtarë policorë me dyshimin për “marrje ryshfeti” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img