Site icon PrishtinaPress

Rasti i Liridona Ademajt, merret në pyetje ushtari i FSK-së, Kushtrim Kokalla

Pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kushtrim Kokalla është paraqitur mëngjesin e sotëm para prokurorisë së Shtetit.

 

Ai është marrë në pyetje nga organet e drejtësisë për rastin e Liridona Ademajt.

Kujtojmë, se pjesëtari i FSK-së ishte arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar nën dyshimin për veprën penale “marrëveshje për të kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”.

Kokalla është dërguar në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, nën forca të shumta sigurie.

Exit mobile version