Site icon PrishtinaPress

Rasti i Lekajt, Durmishi: S’bëhet fjalë për 53, por për 97 milionë euro

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , Hysen Durmishi, duke iu referuar seancës së djeshme ku ish-ministri Pal Lekaj u dënua me 3 vjet e gjysmë burgim, ka thënë se nuk bëhet fjalë për 53 milionë, por për 97 milionë euro.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se përveç 53 milionë eurosh, Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milionë eurosh.

“Nuk bëhet fjalë për 53 milionë, por për 97 milionë euro. Përveç 53 milionë eurosh, Bechtel Enka është paguar edhe me një shumë tjetër në vlerë 44 milionë eurosh”, ka shkruar ai.

“Edhe pse kontrata ka qenë ‘llamsam’ (me çelësa në dorë) dhe me këtë lloj kontrate nuk lejohen punët shtesë, pa asnjë procedurë të prokurimit Bechtel Enka-s i janë paguar edhe 44 milionë euro shtesë”, ka shtuar Durmishi.

Exit mobile version