0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i Klan Kosovës, Buzhala: Ky zhvillim mi kujton vitet e 90-ta

Gazetari Berat Buzhala duke iu referuar rastit të refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga ana e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës për pezullim të certifikatës së biznesit, ka thënë se këto zhvillime po ia kujtojnë zhvillimet e kohërave të 90-ta.

Në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova, ai a thënë se s’ka lidhje se a flet shqip apo serbisht autori, sipas tij, ideja është e njëjtë.

“Fatkeqësisht, Qeveria e Kosovës nuk ka plan për qeverisje, por ka plan për të shkaktuar kriza. Unë këtë e shoh në dritën e aventurës së zhvillimeve në veri të vendit. Kurti dhe Qeveria e tij nuk munden të ekzistojnë nëse nuk shpikin polarizime dhe krize. Pas dështimit në veri, pas tërheqjes së trupave nga atje, pas sanksioneve ndërkombëtare, ata kanë nevojë për një krizë tjetër, kanë nevojë për ta përçarë shoqërinë pak më tepër”, ka thënë Buzhala.

Tutje, Bezhala ka thënë se kjo betejë e Qeverisë Kurti është e gabuar sepse shoqëria kosovare tashmë është pjëkur në demokraci.

“Viktima e radhës fatkeqësisht është Klan Kosova, por unë mendoj që kjo është një betejë e gabuar e Kurtit, është e gabuar sepse shoqëria kosovare, mediat dhe shoqëria civile është e pjekur demokratisht në këto 23 vjet sa për të mos e lejuar një zhvillim të tillë i cili mi kujton zhvillimet e vitit 1990”, ka shtuar gazetari.

“Nuk ka lidhje se kush është autori, a flet shqip apo serbisht, kjo është totalisht pa asnjë lidhje. Është e rëndësishme ideja, ideja është me shtyp mendimin e lirë, me frikësu shoqërinë kosovare”, ka vlerësuar Buzhala.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img