0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i Klan-it, Buzhala për reagimin e Kurtit: Le ta sheh bota çfarë personi të rrezikshëm kanë përkrah për kryeministër

Gazetari, Berat Buzhala, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, lidhur me vendimin e djeshëm të Ministrisë së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, për heqjen e licencës së televizionit ‘Klan Kosova’ deri në një vendim tjetër të Gjykatës, raporton Gazeta Sinjali.

Buzhala përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar reagimin e Kurtit i cili u publikua në gjuhë angleze në rrjetin social Twitter, duke thënë se kështu e sheh e gjithë bota demokratike se “çfarë personi të rrezikshëm kanë përkrahur për kryeministër të Kosovës”.

“Kryeministri Kurti kish reagu anglisht ne Tëitter per mbylljen e Klan Kosoves. Shume mire qe kish reagu anglisht. Le ta sheh krejt bota demokratike se cfare personi te rrezikshem e kane perkrahe per kryeminister te Kosoves. Ky ne zemer eshte diktator. Sigurisht nuk i ka kushtet edhe me tutje. Paramendojeni, argumenti kryesor i tij ne favor te mbylljes se Klanit dhe qe ky akt nuk e cenon lirine e shprehjes ishte se ne Kosove jane te regjistrume edhe 400 e kusur media tjera, demek ketu po lulezojne mediat. Fjalen e ka per media te llojit: Zeri i Çabiqit, Gazeta e Lire e Obrise etj”, shkroi ai.

Ndryshe, përmes një serie cicërimash në Twitter, kryeministri Kurti, është shprehur se aplikimi i ligjit kundër “biznesmenëve të fuqishëm…në asnjë mënyrë nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”.

Tutje ka shtuar edhe se shtrirja e ligjit kundrejt “një shkelësi… nuk bën asgjë për të kërcënuar pluralizmin e medias”.

“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur një gjë të tillë nuk janë në Zyrë të Kryeministrit. Sidoqoftë, këto organe kanë mbështetjet e plot të Zyrës sonë për të kryer detyrat e tyre, përvballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur në linjë kundër tyre”.

Kurti operimin e Klan Kosovës e quan “sulm ndaj demokracisë tonë kur biznesmenë të fortë thejnë ligjin për përfitime financiare”.

“Të shtrish sundimin e ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të tillë – në asnjë mënyrë – nuk përbën sulm mbi lirinë e medias”, ka përfunduar ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img