0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i foshnjes në Pejë/ Shoqata e Pacientëve kërkon të marrin përgjegjësi Spitali i Pejës dhe SHSKUK

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, sot ka reaguar pas rastit në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse, e mbështjellur me çarçafë nga personeli mjekësor.

PRAK ka kërkuar nga Institucionet përgjegjëse që të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave, të cilët kanë tentuar ta fshehin rastin.

“Ky lajm, përveç se është tronditës edhe njëherë shpërfaqë papërgjegjësinë e një pjese të stafit shëndetësor dhe sistemin e brisht shëndetësor që ka vendi! Rasti i fëmiut me autizëm në Gjilan, rasti i vrasjes së gruas dhe fëmiut të saj të palindur në QKUK, rasti i foshnjes në Spitalin e Pejës, janë pasoja të një politike të papërgjegjshme të ndjekur tash e 20 vite e cila po bëhet edhe më e pa përgjegjshme këto ditë, e nëse nuk ka një reformë rrënjësore këto raste do të përsëriten. Kërkojmë nga Institucionet përgjegjëse të marrin masa të menjëhershme ndaj personave të përfshirë në rast dhe personave të cilët kanë tentuar ta fshehin këtë rast”, është bërë e ditur në reagim.

Gjithashtu, PRAK ka kërkuar nga menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe ai i SHSKUK-së të marrin përgjegjësi për këtë rast skandaloz që ka ndodhur.

“Përgjegjshmëria dhe llogaridhënja ndaj publikut shkon përtej obligimeve ligjore”, ka bërë të ditur tutje Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.

Gjatë javës së kaluar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, një foshnje e lindur pa shenja jete dyshohet se është futur në rrobalarëse, e mbështjellur me çarçafë nga personeli mjekësor./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img