-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i Faton Hajrizit/ Bytyqi kritikon Haxhiun: Duhet të jap llogari dhe dorëheqje

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar pas deklaratës së Albulena Haxhiu, e cila dha konspiracione se Serbia po u ndihmon të arratisen njerëzit nga burgjet e Kosovës.

Bytyqi thotë se minstrja Haxhiu më së mirë e ka të shkoj në shtëpi, pasi që sa herë që flet e dëshmon se nuk ka lidhje që të jetë në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Tutje, ajo kritikon Haxhiun, ku thotë se është skandaloze si në udhëheqje ashtu edhe në paraqitje.

Ku shton se për rastin e fundit duhet llogaridhënie dhe dorëheqje patjetër.

“Ministrja Haxhiu me se miri e ka me ec ne shpi sepse sa here qe flet, vec e deshmon se nuk ka lidhje me qene ne krye te Ministrise se Drejtesise. Skandaloze si ne udheheqje ashtu edhe ne paraqitje. E kam thene dhe po e rithem se kjo ministre por edhe kjo Qeveri jane Qeveri deshtakesh. Dikur propaganda e tyre ka ec por sot te gjithe po e shohin cili eshte realiteti dhe sa duhet t’ju besojne atyre. Duhet llogaridhenie per rastin e fundit dhe doreheqje patjetër”, përfundoi Bytyqi për GazetaBlic.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img