2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Rasti i Elvis Pistës: Dy persona nën përgjim, prokurori interviston disa dëshmitarë

Në dy vjetorin e vrasjes së Elvis Pistës, zyrtarit të Postës dhe Telekomit të Kosovës dhe kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, ende nuk është zbuluar vrasësi.
Por detaje të reja mbi vrasjen e tij pritet të zbardhen brenda një kohe shumë të shkurtër.
Gazeta Express, nga burime brenda Prokurorisë, merr vesh se tashmë telefonat e dy personave janë duke u përgjuar nga ana e policisë si të dyshuar lidhur me vrasjen e Pistës.

Ndërkohë, sot Prokurori Ali Uka, i cili është duke u marrë me rastin e vrasjes së Pistës ka thënë për Gazetën Express, se tashmë i ka dorëzuar një shkresë Policisë së Kosovës me emrat e disa dëshmitarëve të cilët do të japin detaje të reja rreth rastit ‘Pista’.
“Sot unë e kam dorëzuar një urdhëresë për tu intervistuar disa dëshmitarë lidhur me vrasjen e Elvis Pistës. Hetimet janë duke u vazhduar, po presim detaje të reja”, ka thënë Uka.
Prokurori Uka deklaroi se nuk mund të jap më shumë detaje për shkak të mos pengimit të hetimeve.
Uka thotë se pas deklaratave të motrës së Elvisit, Beatrisa Pista-Demiri se ata që japin informacione lidhur me vrasësin do ti jap 200 mijë euro, janë investuar edhe disa persona, por që deklaratat e tyre nuk kanë pasur ndonjë të dhënë të re.

E vrasësit e kandidatit për deputet të PDK-së, Elvis Pista nuk janë gjetur ende. Ndonëse janë intervistuar mbi 90 persona dhe janë ekzaminuar qindra prova, organet e drejtësisë ende nuk ka mundur të hedhin dritë mbi rastin.
Elvis Pista u vra më 15 qershor 2014 pasi doli nga restoranti “Jaha Petrol” në Rahovec, ku po qëndronte bashkë me gruan dhe disa miq.
Policia atëherë njoftoi se Pista u qëllua me 4 plumba nga një armë me shurdhues.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img