Policia e Kosovës ka njoftuar në lidhje me një deklarim të rremë.
Në raportin 24-orësh, PK-ja tregon se një çift ka deklaruar se është sulmuar nga një femër e panjohur me thikë.
Megjithatë gjatë hetimeve është vërejtur, gjithnjë sipas PK-së, se lëndimet i kanë shkaktuar njëri-tjetrit.
“Raport shtesë
DEKLARIM I RREMË /LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Ferizaj 29.10.2024 – 22:00. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin gjatë intervistimit të viktimave (çift bashkëshortor), të cilët paraprakisht kishin deklaruar se janë sulmuar nga një femër e panjohur me thikë gjatë hetimeve është vërejtur se deklarimet e tyre kanë qenë të rreme dhe lëndimet i kanë shkaktuar njëri-tjetrit në banesën e tyre. Motivi i rastit nuk dihet. Me vendim të prokurorit të njëjtëve u është ndërruar statusi nga viktima, në të dyshuar janë arrestuar dhe pas trajtimit mjekësor janë dërguar në mbajtje” – shkruhet në raportin 24-orësh.